Diella tregon arsyet perse u shfaq me gjashtë gishta

Diella tregon arsyet perse u shfaq me gjashtë gishta

Nga Lutfi Dervishi Një foto e Ministres Diella, me një fustan rozë, si pjesë e fushatës për sensibilizimin e grave, ngjalli një debat të paparashikuar. Jo për mesazhin, por për një detaj anatomik: në dorën e majtë, Diella kishte gjashtë gishta. Në fillim, publiku u përpoq ta justifikonte si “efekt i dritës”, “reflektim rozë”, apo “gjurmë digjitale të një dore që punon 24/7 për kombin mosmirënjohës” Por më pas, ekspertët e rrjeteve, ata që studiojnë çdo pixel si të ishte dokument shtetëror e zbuluan të vërtetën: një gabim teknik. Dhe jo dosido. Një gabim i AI-sh. Një lapsus i tillë mund të ishte falur në 2023, kur inteligjenca artificiale akoma ngatërronte macet me qentë dhe ujësjellësin me ndonjë stadium. Por sot, në epokën kur edhe...