Rama në Kopenhagen për samitin e Komunitetit Politik Europian, pritet nga Mbreti Frederiku X

Rama në Kopenhagen për samitin e Komunitetit Politik Europian, pritet nga Mbreti Frederiku X

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kopenhagen të Danimarkës ku do të marrë pjesë në takimin e shtatë të Komunitetit Politik Europian, i cili do të bashkojë 47 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga i gjithë kontinenti. Samiti, i cili do të zhvillohet ditën e enjte, do të ketë në fokus situatën e përgjithshme të sigurisë në Evropë, ku do të diskutohet se si mund të forcohet Ukraina dhe si mund të bëhet Europa më e fortë dhe më e sigurt në situatën gjeopolitike aktuale. Pasditen e sotme, Kryeministri Rama u prit në Kopenhagen, nga Madhëria e Tij, Mbreti Frederiku X i Danimarkës, dhe Madhëria e Saj, Mbretëresha Margrethe II, në Pallatin Amalienborg. Pas mikpritjes që Shqipëria i bëri Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, sot...