Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Skandal në policinë e Londrës, gazetari i BBC infiltrohet dhe zbulon sjellje të papërshtatshme nga oficerët
Një hetim i fshehtë shtatëmujor i realizuar nga BBC Panorama ka zbuluar sjellje të papërshtatshme, abuzive dhe diskriminuese nga oficerë të Policisë Metropolitane në stacionin e paraburgimit në Charing Cross, Londër. Gazetari i infiltruar i BBC-së, punoi si punonjës civil në dhomën e paraburgimit dhe përmes filmimeve të fshehta dokumentoi një kulturë të theksuar të misogjinisë, racizmit dhe dhunës së panevojshme. Një nga figurat kyçe në hetim ishte rreshteri, Joe McIlvenny, me gati 20 vite përvojë në Polici, i cili u filmua duke bërë komente seksiste dhe shumë të papërshtatshme, përfshirë për jetën e tij seksuale dhe trupin e grave. Ai gjithashtu u tregua shpërfillës ndaj një rasti të dhunës në familje dhe përdhunimit të pretenduar ndaj një gruaje shtatzënë, duke e minimizuar ngjarjen. Pavarësisht...