Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Norma bazë në 2.5%, Guvernatori Sejko: Politika monetare e qëndrueshme, inflacioni po rritet
Ecuria aktuale e ekonomisë dhe stabiliteti i çmimeve kanë bërë që Banka e Shqipërisë të vijojë të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin e 2.5%. Në një deklaratë për mediat Guvernatori Gent Sejko deklaroi se qëndrimi aktual i politikës monetare është i qëndrueshëm për ekonominë vendase. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi: Të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.50%; Të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.50%. Të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.50%. Inflacioni shënoi një rritje të lehtë në muajt korrik e gusht, duke arritur në nivelin 2.4%, nga 2.3% në tremujorin e dytë. Kjo ecuri u ndikua kryesisht nga rritja e çmimit të qirave...