Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Lajm i mirë për emigrantët dhe familjet e tyre, ulen komisionet për dërgesat e parave
Nga Greqia, Italia, Gjermania, Britania e Madhe apo Zvicra, bashkë me 42 vendet e tjera pjesë të Tregut Unik të Pagesave në Euro, shqiptarët që do të marrin para nga fëmijët apo të afërmit në emigrim nuk do të paguajnë më shumë se 3 euro komision. Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, u shpreh: “Një lajm i rëndësishëm për qytetarët shqiptarë është fakti se transferimet nga vendet e BE-së dhe ato pjesë e Tregut Unik të Pagesave në Euro do të jenë shumë më të lira. Kjo do të thotë se shqiptarët që marrin para nga fëmijët apo të afërmit në emigracion nuk do të paguajnë më shumë se 3 euro komision. Kjo masë ul kostot për familjet dhe rrit transparencën në sistemin bankar,...