Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës/ Rama: Ndaluni, është e kotë
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Parkun Kombëtar të Valbonës. Përmes një postimi në Facebook, Rama ka bërë thirrje që ndërtimet pa leje duhet të ndalen dhe se do të ketë pasoja të rënda. “Operacioni kundër antiligjit në ndërtim shtrihet edhe në Parkun Kombëtar të Valbonës U them të gjithë atyre që e vazhdojnë këtë “sport” të ulët, në hapësirat publike të qytetit, në bregdet a në male, NDALUNI Është e kotë, vetëm do të humbni lekë e kohë dhe pas vendimeve më të fundit të qeverisë, do të përballeni me pasoja të rënda”, shkruan Rama.