Fotot dhe intervistat për varrimin e vëllait të Gjestit, Dafina Zeqiri reagon ashpër: U trondita

Fotot dhe intervistat për varrimin e vëllait të Gjestit, Dafina Zeqiri reagon ashpër: U trondita

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale, ku ka kritikuar ashpër sjelljen e disa personave në funeralin e vëllait të Gjestit. Ajo është shprehur e indinjuar nga fakti se njerëz filmonin me telefona, ndërsa të ashtuquajtur “VIP-a” jepnin intervista dhe mburreshin online për fjalët që u ishin thënë. Po ashtu, Zeqiri kritikoi edhe gazetarët që, sipas saj, bënin pyetje të parëndësishme dhe e kthenin dhimbjen e familjes në spektakël. “Është absurde, çnjerëzore dhe thellësisht mosrespektuese që një moment i tillë privat të kthehet në një cirk,” shkroi ajo. Në mesazhin e saj, Dafina u shpreh se një ditë do t’ia mësojë djalit të saj të qëndrojë larg nga njerëz të tillë, të cilët sipas saj japin shembullin më të...