Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Barcelona merr lajmin e madh pak para sfidës me PSG-në, “blindon” mesfushën
1 Tetor 2025 19:24 Telesport Barcelona do të ndeshet me PSG-në në stadiumin olimpik të Katalonjës, për xhiron e dytë të grupeve në Champions League. Pak para kësaj sfide, Barcelona ka gëzuar tifozët me një super lajm. Ajo që pritej prej kohësh, ndodhi. Frenkie de Jong dhe Barcelona kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës deri në vitin 2029, sipas “Diario Sport”. Zyrtarizimi i marrëveshjes do të bëhet javën që vjen. Pavarësisht interesimit nga shumë klube të njohura, De Jong ka shprehur vazhdimisht dëshirën për të qëndruar te Barcelona. Madje, mesfushori holandez ndërroi edhe agjent, pasi ishi-agjenti i tij, Ali Dursun ishte bërë pengesë për rinovimin me katalanasit.