Netanyahu prezanton planin e Trump para kabinetit: Është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë

Netanyahu prezanton planin e Trump para kabinetit: Është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka mbrojtur planin 20-pikësh të paqes të Presidentit amerikan, Donald Trump për rajonin e Gazës, pavarësisht kundërshtimeve të forta nga ministrat e tij. Në një mbledhje, disa orë pas kthimit nga Uashingtoni, Netanyahu theksoi se koordinimi me Shtetet e Bashkuara është më i afërt nga sa mendohet, sipas tre zyrtarëve izraelitë të informuar për takimin, raportoi CNN. Ai vuri në pah dy pika kyçe që shkaktojnë debat, mundësinë e njohjes së një shteti palestinez dhe çarmatimin e Hamasit. Netanyahu e përshkroi formulimin për shtetin palestinez si të paqartë dhe theksoi përjashtimin e Autoritetit Palestinez nga procesi, duke sqaruar se Këshilli i Paqes, i udhëhequr nga SHBA-ja, do të mbikëqyrë çarmatimin e Gazës, me pjesëmarrjen e Izraelit. Megjithatë ministrat, Itamar Ben Gvir...