“Dekreti për Tiranën, një faqe e zezë në kronikën e kapjes së shtetit”, Gjekmarkaj ‘shpërthen’ ashpër: Tirana meriton..

“Dekreti për Tiranën, një faqe e zezë në kronikën e kapjes së shtetit”, Gjekmarkaj ‘shpërthen’ ashpër: Tirana meriton..

Nënkryetari i PD, njëherësh nënkryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka reaguar pas vendimit për dekretimin e zgjedhjeve nga presidenti Bajram Begaj. “ Presidenti Bajram Begaj sot ka zgjedhur të mos jetë simbol uniteti kombëtar, por noter i mazhorancës. Në vend që të garantojë funksionimin normal të institucioneve, ai ka përqafuar rolin e interpretuesit selektiv të dëshirave të Kryeministrit, duke e futur procesin zgjedhor në Tiranë në një labirint kushtetues pa dalje”, shkruan Gjekmarkaj.Mesazhi i plotë “Presidenti në rolin e noterit politik – Dekreti për Tiranën, një faqe e zezë në kronikën e kapjes së shtetit” Tirana ka parë shumë dekada të trishta, por dekretimi i sotëm për zgjedhje të pjesshme pa një bazë kushtetuese të qartë është një akt që nuk i shërben demokracisë, por...