Begaj cakton datën e zgjedhjeve, avokatët e  Veliajt bëjnë lëvizjen urgjente

Begaj cakton datën e zgjedhjeve, avokatët e Veliajt bëjnë lëvizjen urgjente

Pasi Presidentit Bajram Begaj dekretoi zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, Report Tv mëson se avokatët e Erion Veliajt janë vënë menjëherë në lëvizje. Sipas burimeve, pala mbrojtëse e Veliajt do të dërgojë në Kushtetuese dekretin e Presidentit, si e vetmja gjykatë që i jep zgjidhje çështjes. “Nëse do të interpretojmë që neni 62 i ligjit organik shton shkaqe të tjera veç atyre që përcakton Kushtetuta, kjo është antikushtetuese, sepse vete neni 115 nuk përmban shprehjen “shkaqe të tjera përcaktohen me ligj”, thotë burimet për Report Tv.