Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Reperi Buta lirohet nga paraburgimi
Showbiz E Mërkurë, 1 Tetor 2025 18:38 Reperi Buta është liruar nga burgu pas një vendimi të gjykatës për t’i ndërprerë masën e paraburgimit. Avokati i tij, Naim Ferati, i cili theksoi se klienti i tij tashmë do ta ndjekë procesin gjyqësor në liri. ”Sot me vendim të gjykatës të njëjtit i është ndërprerë masa e paraburgimit që ishte në fuqi, dhe tash vazhdon mbrojtja dhe procedura në liri deri në përfundim të procesit”,-tha Ferati për Telegrafin. Ai po hetohet për akuzat e shitjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Gjatë seancës, Buta kërkoi lirimin nga paraburgimi, duke argumentuar se është i vetmi mashkull në familje dhe mbështet të afërmit e tij. ”Jam i vetmi mashkull në familje dhe kujdesëm për nënën 63-vjeçare, vajzën...