Tetori Rozë thirrje për kontrolle të vazhdueshme, kanceri i gjirit, mbi 800 raste në vit në Shqipëri

Tetori Rozë thirrje për kontrolle të vazhdueshme, kanceri i gjirit, mbi 800 raste në vit në Shqipëri

Kanceri i gjirit mbetet sëmundja më e përhapur tek gratë në mbarë botën, duke u renditur i dyti për nga numri i rasteve të reja. Edhe Shqipëria po përballet me një rritje të ndjeshme të këtij fenomeni, me 805 raste të reja të regjistruara vetëm gjatë vitit 2024. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, më shumë se 75% e rasteve diagnostikohen tek gratë mbi moshën 50 vjeç, ndërsa mosha mediane në momentin e diagnozës është 57 vjeç. Në raste të rralla, sëmundja është evidentuar edhe tek meshkujt, me 10 raste të raportuara vitin e kaluar. Drejtoresha e ISHP-së, Dorina Toçi, thekson se pavarësisht rritjes së numrit të rasteve, një zhvillim pozitiv është ulja e vdekshmërisë. “Ajo që shihet nga rastet e zbuluara është se...