Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Deklarata e fortë e kryeministres daneze: Europa, në situatën më të vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka dhënë një paralajmërim të fortë mbi gjendjen aktuale të sigurisë në kontinent, duke e cilësuar Europën “në situatën më të vështirë dhe të rrezikshme që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore”. Sipas saj, rreziku që po përballet sot kontinenti është më i madh se gjatë Luftës së Ftohtë, duke theksuar se lufta në Ukrainë mbetet një kërcënim serioz dhe i përshkallëzuar për stabilitetin e rajonit. E pyetur për shkeljet e hapësirës ajrore nga dronë të paidentifikuar, Frederiksen është shprehur se në parim është pro rrëzimit të tyre, por ka nënvizuar se kjo duhet të bëhet me kujdes dhe në mënyrën e duhur. Ndërkohë, kryeministri suedez Ulf Kristersson ka shprehur mbështetje të plotë për përdorimin e aseteve të ngrira ruse për të ndihmuar Ukrainën. “Nuk është e pranueshme që këto pasuri të...