Dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë/ Avokati: Begaj ka konsumuar një shkelje të rëndë kushtetuese

Dekreti i Presidentit për zgjedhjet në Tiranë/ Avokati: Begaj ka konsumuar një shkelje të rëndë kushtetuese

Një ditë pas ankimimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në Gjykatën Kushtetuese ndaj vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e tij, Presidenti Bajram Begaj dekretoi të mërkurën mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 6 bashki të vendit më 9 nëntor. Vendimi i Kreut të Shtetit ka shkaktuar reagime të forta në politikë dhe në fushën juridike.  Avokati Jordan Daci, në një lidhje direkte për Klan News me moderatorin Drini Zeqo, e cilësoi dekretin e Presidentit si një akt antikushtetues. Sipas tij, Begaj ka anashkaluar autoritetin e Gjykatës Kushtetuese, e cila është institucioni i vetëm që mund të shqyrtojë ankimime të tilla.  “Unë e shoh si një kronikë të paralajmëruar, por gjithsesi jo kushtetuese për arsye shumë të thjeshta, sepse jo më larg se dje reagoi Gjykata Kushtetuese. Është më se e qartë se ankimimi bëhet vetëm në Gjykatën Kushtetuese. Arsyetimi i presidentit është tepër...