Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Hungaria nuk pranon të ndalojë blerjen e naftës rusë, Orban: Presidenti Trump nuk ma ka kërkuar kurrë
Hungaria nuk është e gatshme të heqë dorë nga importet e naftës ruse, siç po kërkojnë SHBA-të e Donald Trump dhe shumica e vendeve të BE-së, tha të hënën kryeministri Viktor Orban. “Nuk kemi zgjidhje tjetër, asnjë”, u tha Orban gazetarëve në Kopenhagen, duke siguruar se presidenti amerikan nuk i kishte kërkuar kurrë të “mbyllte rubinetin” për naftën ruse. Trump “respekton sovranitetin e vendeve të tjera, ai thjesht më pyeti se çfarë është situata” dhe “ky është një ndryshim i madh” nga evropianët që “janë më agresivë se amerikanët”, tha ai. Shumë vende të BE-së po i kërkojnë Hungarisë dhe Sllovakisë të ndalojnë importimin e naftës ruse sepse Moska po përdor të ardhurat për të financuar një pjesë të përpjekjeve të saj të luftës në...