Dekreti i Begajt/ Ish këshilltari i Presidentit Meta, Dervishaj: Veliaj s’është i punësuar që ta zgjidhë ‘Administrativja’, Bashkia, organ kushtetues

Dekreti i Begajt/ Ish këshilltari i Presidentit Meta, Dervishaj: Veliaj s’është i punësuar që ta zgjidhë ‘Administrativja’, Bashkia, organ kushtetues

Ish këshilltari i Presdidentit të Republikës, Ilir Meta, Bled Dervishaj thotë se fjalën e fundit për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka Gjykata Kushtetuese dhe jo ajo Administrative, siç pretendon kreu i shtetit Bajram Begaj, pas dekretimit të datës së zgjedhjeve në 6 bashkitë e vendit, përfshirë edhe Tiranën. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Dervishaj e argumenton me faktin se ‘jemi përpara rastit të shkarkimit të një të zgjedhuri vendor me votë-Kryetar Bashkie’, organ që parashikohet nga Kushtetuta. Më tej thekson Dervishaj, në rastin e kryebashkiakut Veliaj, nuk jemi përpara shkarkimit nga puna të një të punësuari, sipas Statusit të Nëpunësit Civil apo Kodit të Punës, siç po mundohet institucioni i qeverisë dhe Presidencës ta servirë në publik.   Statusi Të...