Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
I dënuar me rreth 4 vite burg në Itali, 33-vjeçari shqiptar arrestohet brenda një hoteli në Breshia
Një 33-vjeçar shqiptar, i arratisur për më shumë se katër vjet, i kërkuar për një listë të gjatë krimesh, u gjurmua nga Policia italiane në një hotel në Breshia. Mësohet se shqiptari ishte me qëndrim të paligjshëm në Itali si edhe me disa precedentë penale. Nga mediat vendase bëhet me dije se i riu u arrestua si pasojë e një urdhër arresti të lëshuar nga Prokuroria Publike e Breshias. Urdhri rrjedh nga dënimet e formës së prerë për krime kundër pronës, mashtrim dhe trafik droge. I arratisuri u gjet nga policia ndërsa qëndronte në një hotel të qytetit. Pasi u identifikua në Selinë Qendrore të Policisë, ai u transferua në burgun e Kantonit Mombello për të vuajtur një dënim prej 3 vjetësh e 7 muajsh. Hetimet janë...