Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Rregulla të reja për hyrje-daljet, ambasada e BE: Prej 12 tetorit nis sistemi i ri! Çfarë ndryshon?
foto ilustruese TIRANË- Ambasada e Bashkimit Europian në Tiranë ka ndarë një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e vendeve jashtë Bashkimit Evropian, përfshirë ata shqiptarë, që udhëtojnë për qëndrim të shkurtër në 29 vendet e Zonës Shengen. Sipas një njoftimi në rrjete sociale, thuhet se prej datës 12 tetor, një sistem i ri i hyrjeve dhe daljeve (Entry/Exit System), do të nisë të funksionojë për të gjithë udhëtarët. Sipas sistemit të ri, në aeroport, do të keni mundësinë të regjistroni të dhënat nga dokumenti i udhëtimit, datën e mbërritjes dhe largimit, si dhe të dhënat biometrike (shenjat e gishtave dhe imazhi i fytyrës) .Ky proces nuk ka asnjë tarifë shtesë dhe nuk ju kërkohet të bëni asnjë veprim përpara udhëtimit. Reagimi i Ambasadës së Bashkimit Europian në...