BIRN: Presidenti anashkalon Kushtetutën dhe dekreton zgjedhjet në Tiranë

BIRN: Presidenti anashkalon Kushtetutën dhe dekreton zgjedhjet në Tiranë

Pas shpalljes së vakancës nga qeveria, presidenti Bajram Begaj dekretoi zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, pavarësisht regjistrimit të ankesës së Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese. Partia Demokratike e denoncoi aktin si një shkelje të rëndë të Kushtetutës. Përmes një dekreti që pritet të debatohet gjatë, presidenti i Republikës, Bajram Begaj vendosi të mërkurën që zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës dhe 5 bashki të tjera të vendit të zhvillohen më 9 nëntor, pa marrë parasysh një ankim të regjistruar në Gjykatën Kushtetuese kundër shkarkimit të Erion Veliajt nga Këshilli i Ministrave. Sipas dekretit, zgjedhjet e pjesshme do të mbahen në datën 9 nëntor në Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik. Bashkë me dekretin, presidenti Begaj shpërndau edhe një sqarim publik për rastin e...