Dekreti i Begajt, Manjani: U dhunua Kushtetuta! Nëse do ta kishte bërë Meta, do të ishte shkarkuar

Dekreti i Begajt, Manjani: U dhunua Kushtetuta! Nëse do ta kishte bërë Meta, do të ishte shkarkuar

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani  ka reaguar në lidhje me dekretin e presidentit Bajram Begaj, i cili shpalli dekretin për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 Bashki, të cilat do të mbahen në 9 Nëntor. Në dekretin e Begajt janë përfshirë edhe zgjedhjet në Tiranë, edhe pse për këtë të fundit ka nje vendim nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin e tyre. Ylli Manjani shkruan se nëse dekretin e sotëm të Begajt do ta kishte nxjerrë Ilir Meta, ai do të ishte shkarkuar përmes një komisioni hetimor. “Por nuk kuptoj fare, po fare fare as Metën dje, kur lëshoi dekret për anulimin e zgjedhjeve e as Begajn sot që dekreton zgjedhje pa vend vakant”, shkruan Manjani. Ndërsa po ashtu, ish-ministri thekson se si Begaj edhe Meta,...