“Po përgatisnin sulme të rënda”/Autoritetet gjermane arrestojnë anëtarë të dyshuar të Hamasit 

“Po përgatisnin sulme të rënda”/Autoritetet gjermane arrestojnë anëtarë të dyshuar të Hamasit 

Autoritetet gjermane kanë arrestuar tre të dyshuar si operativë të huaj të Hamasit, të cilët besohej se po përgatisnin një akt të rëndë dhune në Gjermani, thanë prokurorët.  Sipas mediave të huaja, autoritetet gjermane thanë se dyshojnë se tre burrat janë të përfshirë në sigurimin e armëve të zjarrit dhe municioneve për Hamasin “që të paktën nga vera e vitit 2025” për t’u përdorur për vrasje që synojnë institucionet izraelite ose hebraike në Gjermani.  Kujtojmë se Hamasi është vendosur para një marrëveshje paqeje të arritur me ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe duhet të vendosë nëse do të bjerë dakord ose jo.  Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, tha se nëse Hamasi nuk do e pranojë marrëveshjen e paqes, do të përballet me probleme të mëdha.  Po ashtu, Turqia, Katari dhe Egjipti i kanë bërë...