Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Bandat zgjedhin deputetët’, Vokshi: Presidenti zbaton urdhrat e Ramës, jo Kushtetutën, nuk ka më zgjedhje në Shqipëri
E ftuar në intervistën e ditës në Syri TV, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Presidentit të Republikës për dekretimin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës. Vokshi e cilëson këtë akt si një shkelje flagrante të Kushtetutës dhe si një tjetër dëshmi se institucionet në Shqipëri janë tërësisht nën kontrollin e Edi Ramës. Deputetja theksoi se Presidenti nuk ishte thjesht i detyruar të respektonte Kushtetutën, por të priste vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila është autoriteti suprem për interpretimin e ligjshmërisë. Ajo paralajmëroi se me këtë veprim, Bajram Begaj i ka dhënë goditjen më të rëndë autoritetit të institucionit të Presidentit që nga rënia e komunizmit, duke firmosur çdo urdhër që i jepet nga Kryeministri. Në vijim të deklaratës së...