Dekretimi i zgjedhjeve për Tiranën/ Bardhi shpërthen: Shkelje e rëndë e Kushtetutës, Rama ka marrë peng…

Dekretimi i zgjedhjeve për Tiranën/ Bardhi shpërthen: Shkelje e rëndë e Kushtetutës, Rama ka marrë peng…

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Presidentit të Republikës Bajram Begaj, i cili këtë të hënë dekretoi datën 9 nëntor 2025 për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në gjashtë bashki, përfshirë edhe Tiranën. Në një deklaratë publike, Bardhi e cilësoi dekretimin si një “shkelje të rëndë të Kushtetutës” dhe akuzoi Presidentin për veprim politik në favor të kryeministrit Edi Rama. “Asnjë surprizë nga Bajram Begaj! Ashtu siç kishim paralajmëruar, ai nuk është President i shqiptarëve, por një robot që komandohet nga Edi Rama,” deklaroi Bardhi. Ai shtoi se me këtë vendim, Presidenti ka “rrënuar autoritetin e Gjykatës Kushtetuese” dhe ka ndërmarrë një “puç kushtetues”, duke e futur vendin në një ngërç institucional. “Zgjedhjet e pjesshme në...