Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Presidenti caktoi datën për Tiranën/ Gjykata Kushtetuese pas dekretit të Begaj: Nuk kemi koment
Gjykata Kushtetuese refuzoi të komentojë vendimin e presidentit Bajram Begaj për të dekretuar datën 9 nëntor për zgjedhjet në bashkinë e Tiranës.Gazetarja Enkelejda Mema e pyeti Gjykatën Kushtetuese se cili ishte qëndrimi i tyre lidhur me kushtetutshmërinë e vendimit të presidentit, “për aq kohe sa në Gjykatën Kushtetuese është depozituar një ankimim nga pala mbrojtëse e ish-kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe sipas nenit 115 te kushtetutës, çdo vendimmarrje pezullohet”. “Nuk kemi asnjë koment për çështjen”, ishte përgjigjja e Kushtetueses. Presidenca sqaroi përmes një njoftimi për shtyp motivacionin e dekretit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar bashkie në Tiranë, pavarësisht se ish-kryebashkiaku Erion Veliaj kishte ankimuar shkarkimin e tij në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Presidentit Bajram Begaj, ankimi për shkarkim nga detyra për arsye...