Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Banka e Shqipërisë mban normën bazë në 2.5%, Sejko: Tendencat e zhvillimit janë pozitive
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi sot të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%.Në fjalën e tij pas mbledhjes së sotme, Guvernatori, Gent Sejko, tha se informacioni i disponuar dhe i marrë në analizë sugjeron vijimin e tendencave pozitive të zhvillimit, si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë financiar.Në aspektin ekonomik, vëllimi i aktivitetit ekonomik, punësimi dhe pagat janë rritur, ndërsa inflacioni ka qëndruar në nivele të ulëta dhe të qëndrueshme.Në aspektin financiar, falë dhe politikës sonë të kujdesshme monetare, tregjet financiare janë përgjithësisht të qeta, kushtet e financimit mbeten akomoduese, ndërsa kreditimi i sektorit privat vijon të zgjerohet më tej. Në tërësi, konsolidimi i ekuilibrave makroekonomikë, të brendshëm e të jashtëm, ka forcuar stabilitetin e përgjithshëm të ekonomisë,...