Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Sllovenia bllokon një sasi specash nga Shqipëria kanë pesticide mbi normë e lejuar
Një sasi specash me orgjinë nga vendi ynë është bllokuar nga Sllovenia. Ky bllokim ka ardhur pasi në sasinë e specave janë konstatuar mbetje pesticide. Mbetjet e zbuluara në sasinë e specave janë cilësuar si shumë serioz dhe që sjell rrezik për shëndetin e konsumatorit. Ende nuk dihet sasia e bllokuar. Në njoftimin e RASFF ky rast është klasifikuar alarmant. Bllokimi ka ndodhur në fillim të muajit shtator përkatësisht më datë 5. Në speca janë zbuluar përmbajtje acetamiprid, formetanate and flonicamide mbi normat e lejuara për konsum. Sistemi i gjurmimit rekomandon të mos konsumohen pasi lëndët janë të dëmshme për organizmin. Në lidhje me këtë rast ende nuk ka një reagim nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, AKU. Ky nuk është rasti i parë që Sllovenia...