Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Bardhi reagon pasi Presidenti dekretoi zgjedhjet në Tiranë: Puç kushtetues, robot që komandohet nga Rama
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi reagoi menjëherë pasi presidenti Bajram Begaj dekretoi datën 9 nëntor për zgjedhjet në Tiranë dhe 5 bashki të tjera të vendit. Bardhi thotë se shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë, Begaj ka kryer puç Kushtetues. Ai akuzon Begaj si një robot që komandohet nga Rama. “Asnjë surprizë nga Bajram Begaj! Ashtu siç kishim paralajmëruar, Bajram Begaj nuk është President i shqiptarëve, por një robot që komandohet nga Edi Rama. Me shkeljen e rëndë që ka kryer sot ndaj Kushtetutës, Presidenti i Republikës ka kryer një puç kushtetues sepse ka rrënuar edhe autoritetin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe themelet mbi të cilat ndërtohet shteti i së drejtës. Zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Tiranë janë futur në një ngërç kushtetues për shkak të aktit të sotëm të Presidentit të Republikës. Juridiksionin e shqyrtimit të...