Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
“Rrugicat që më kujtojnë atë…” fragment nga romani “Muzeu i pafajësisë” i Orhan Pamuk
Orhan Pamuk lindi në Stamboll më 1952 dhe u rrit në një familje të madhe të ngjashme me ato që përshkruan në romanet e tij Xhevdet Beu dhe të Bijtë dhe Libri i Zi, në lagjen e pasur dhe me tendenca perëndimore Nisantasi. Ashtu siç shkruan në librin e tij autobiografik, ‘Stambolli‘, nga fëmijëria deri në moshën 22-vjeçare ai iu përkushtua në përgjithësi pikturës dhe ëndërroi të bëhej artist. Pasi u diplomua nga shkolla laike Kolegji Amerikan Robert në Stamboll, ai studioi Arkitekturë për tre vjet në Universitetin Teknik të Stambollit por pastaj e braktisi kursin dhe hoqi dorë nga ambicia për t’u bërë arkitekt dhe artist. Ai u diplomua në gazetari nga Universiteti i Stambollit, por nuk punoi kurrë si gazetar. Në moshën 23-vjeçare Pamuk vendosi të...