Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Presidenti Begaj dekreton datën për zgjedhjet e pjesshme vendore, ja kur do mbahen
Presidenti Bajram Begaj ka caktuar datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën. Begaj shpalli dekretin për zgjedhjet e pjesshme pasi një ditë më parë qeveria dërgoi në presidencë vakancën e krijuar në këto bashki, edhe pas shkarkimit të Erion Veliajt si kryebashkiak të Tiranës një javë më parë.Sakaq, me interes priten tashmë zgjedhjet e kryeqytetit, ku socialistët kanë zgjedhur Ogerta Manastirliun, ndërsa opozita është ende pa një emër konkret që do përballet me ish-ministren e Arsimit. Njoftimi i Presidencës: Presidenti i Republikës dekretoi sot ditën e dielë, datë 9 nëntor 2025, si datën për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar bashkie për bashkitë Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, pas marrjes së njoftimit për vakancat...