Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Emërime të reja në SPAK, ja kush janë 5 këshilltarët e rinj besnikë të Altin Dumanit (Emrat)
Florian Sulejmani, ish-drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore është emëruar këshilltar i Altin Dumanit në SPAK. Sulejmani nga Dibra i shtohet listës së këshilltarëve që radhiten tek zyra e Altin Dumanit. Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se gjatë kësaj kohe në SPAK, janë punësuar rreth 5 këshilltarë. Kreu i SPAK, ka punësuar dhe një këshilltar për arkivin. Me sa duket këto janë emërimet e fundit të kreut të SPAK, gjatë këtyre dy muajve të qëndrimit në krye të SPAK.