Buta paraqitet para gjykatës në Ferizaj, kërkon lirimin nga paraburgimi

Buta paraqitet para gjykatës në Ferizaj, kërkon lirimin nga paraburgimi

Reperi i njohur nga Ferizaj, Buta (emri i vërtetë: Betim Januzaj), është paraqitur sot (e mërkurë) para Gjykatës Themelore në Ferizaj, ku po përballet me akuza për shitblerje të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Ai u arrestua më 11 shtator, ndërsa më 12 shtator, gjykata miratoi masën e paraburgimit ndaj tij. Gjatë seancës gjyqësore, Buta ka kërkuar lirimin nga paraburgimi, duke theksuar se është kryefamiljar dhe ka detyrime të mëdha familjare. “Jam i vetmi mashkull në familje dhe kujdesem për nënën 63-vjeçare, vajzën njëvjeçare dhe gruan. Të cilat, pa mua, nuk munden t’i përmbushin nevojat bazike”, u shpreh ai para trupit gjykues. Ndërkohë, në një zhvillim tjetër të ndërlidhur, Gjykata Supreme ka lënë në fuqi dënimin prej 17 vjetësh burgim ndaj vëllait të tij,...