Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Bajram Begaj cakton datën për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë dhe 5 bashki të tjera
Qytetarët e 6 bashkive, Tiranë, Vlorë, Berat, Tepelenë, Mat dhe Cërrik, do t’iu drejtohen më 9 Nëntor drejt kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e bashkive të tyre. Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka dekretuar datën 9 Nëntor për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme për kryetar të këtyre bashkive. Ndërsa për 5 Bashkitë nuk ka pasur asnjë mëdyshje apo pengesë, për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Tiranë ka pasur shumë diskutime bazuar në intepretim të përcaktimeve në Kushtetutë. Kjo pasi Erion Veliaj ka ankimuar në Gjykatën Kushtetutese vendimin e qeverisë për shkarakimin e tij. Vetë Kushtetuta sakëson se kur vendimi për shkarkim ankimohet në Gjykatën Ksuhtetutese, vendimi për shkarkim pezullohet. Në bashkitë e Beratit, Tepelenës dhe Matit, zgjedhjet zhvillohen për shkak të largimit të...