Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kuvendi nis punën për zëvendësimin e 5 anëtarëve të Komisionit Rregullator, ju mbaron mandati më 5 tetor
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur nga puna për të zëvendësuar 5 anëtarët e Komisionit Rregullator, një nga tre shtyllat e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, për shkak se ju përfundon mandati më 5 tetor. Për këtë arsye, ditën e nesërme në Komisionin e Ligjeve do të diskutohet kjo pikë dhe do të shpallet vakanca në këtë komision, duke hapur në këtë mënyrë aplikimet për të gjithë kandidatët e interesuar. Pesë kandidatët e Komisionit Rregullator zgjidhen 3 nga Partia Socialiste dhe 2 nga Partia Demokratike. Plotësimi i Komisionit Rregullator me anëtarët e rinj është me rëndësi në këtë moment, për shkak edhe të zgjedhjeve të parakohshme që pritet të mbahen në 6 bashki të vendit. Anëtarët aktualë të komisionit rregullator të zgjedhjeve që u mbaron mandati më...