I vihet zjarri autobusit në Kukës

I vihet zjarri autobusit në Kukës

FOTO ILUSTRUESE KUKËS-Njoftimi i policisë: Më datë 30.09.2025, gjatë natës, në autobusin në pronësi të shtetasit R. H., 62 vjeç, banues në Tiranë, ka rënë zjarr, dyshohet nga hedhja e një sasie lënde djegëse benzinë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.