“Sterilizimi”/ Shtyhet seanca për ish-zv ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Rrapaj, avokatët duan më shumë kohë

“Sterilizimi”/ Shtyhet seanca për ish-zv ministrin Rrjepaj dhe biznesmenin Rrapaj, avokatët duan më shumë kohë

Ilir Rrapaj dhe Klodian Rjepaj TIRANË- Seanca e radhës për dosjen "Sterilizimi" në ngarkom të ish-zv.ministrit të Shëndetësisë Klodian Rrjepaj, biznesmenit Ilir Rrapaj dhe 6 persona të tjerë, është shtyrë. Mësohet se shkak për këtë është bërë kërkesa e avokatëve mbrojtës, të cilët kanë kërkuar më shumë kohë për të përgatitur qëndrimin e tyre mbi gjetjet e SPAK-ut. Nga ana tjetër, prokurorët e SPAK kanë kundërshtuar shtyrjen, pasi sipas tyre kjo është një situatë e përsëritur dhe se kërkesat janë të padrejta pasi afatet kanë qenë të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen. SPAK kërkoi pezullimin e afateve të paraburgimit, kërkesë e cila u pranua nga togat e zeza. Seanca e ardhshme është caktuar më 15 tetor, në orën 13:00. SPAK kërkon 10 vite burg për ish-zv.ministrin Klodian Rjepaj...