Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
BSH: Bankat ristrukturuan rreth 1,2 miliardë lekë kredi
Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, 11 bankat tregtare në vend kanë shënuar një ulje të ndjeshme të kredive të ristrukturuara, sipas Raportit të Stabilitetit Financiar të Bankës së Shqipërisë. Sipas të dhënave, vlera totale e kredive të ristrukturuara arriti në rreth 1,25 miliardë lekë që përfaqëson më pak se 1% të fluksit të kredisë së re gjatë periudhës dhe 3,5% të stokut të kredive me probleme. Ristrukturimi i kredisë është një mekanizëm i përdorur nga bankat për të lehtësuar barrën financiare të kredimarrësve, duke ofruar lehtësi në ndryshimin e afatit të maturimit, kapitalizim të interesit, rinegocim të normës së interesit, përfshirje të një huamarrësi shtesë ose ndryshim të huamarrësit origjinal. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, ristrukturimet kanë qenë më të përqendruara në...