Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Diella shfaqet me 6 gishta, foto e “ministres” bëhet virale
Kronikë E Mërkurë, 1 Tetor 2025 15:16 Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella është shfaqur sot sërish për publikun në ditën e parë të muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Përmes një fjale të shkurtër Diella ka dhënë edhe një mesazh sensibilizues, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e publikut në rrjetet sociale ishte fakti se dora e Diellës kishte gjashtë gishta. Të shumta kanë qenë komentet ironizuese në faqen e Facebook, çka ka detyruar stafin që mirëmban faqen në rrjetet sociale ta presë pjesën e poshtme të fotos ku dukej dora e Ministres së Shtetit për Inteligjencën Artificiale.