Uniteti Sllovako-Hungarez si fortesa e fundit sot e konservatorizmit evropian

Uniteti Sllovako-Hungarez si fortesa e fundit sot e konservatorizmit evropian

Nga Eljanos Kasaj* “ Uniteti Sllovako-Hungarez si fortesa e fundit sot e konservatorizmit dhe vlerave evropiane” Gjatë festimeve jubilare të 130-vjetorit të Urës Maria Valeria që lidh Esztergomin (Hungaria veriore) dhe Štúrovon (Párkány, Sllovaki), kryeministri sllovak Robert Fico theksoi rëndësinë e bashkëpunimit sllovako-hungarez, duke hedhur poshtë përpjekjet e jashtme për të mbjellë përçarje midis udhëheqësve dhe qeverive të të dy kombeve vëllezër. “Shumë do të donin të shihnin konflikt midis kryeministrave të Sllovakisë dhe Hungarisë, por që nga takimi ynë i parë, ne u angazhuam për forcimin e marrëdhënieve sllovako-hungareze”, tha kryeministri Fico, duke qëndruar krah për krah me kryeministrin hungarez Viktor Orbán. Robert Fico u përafrua me pikëpamjet e Viktor Orbán mbi sovranitetin kombëtar, veçanërisht përballë asaj që të dy e shohin si presion...