Realizohet nga sonda “Tianwen -2 ” foto e njëkohëshme e sondës dhe tokës

Realizohet nga sonda “Tianwen -2 ” foto e njëkohëshme e sondës dhe tokës

Administrata Kombëtare e Hapësirës e Kinës (CNSA) publikoi të mërkurën një imazh të veçantë të sondës “Tianwen-2” së bashku me Tokën, të bërë gjatë udhëtimit të kësaj sonde në hapësirën e thellë. Imazhi i porsapublikuar, i marrë nga një kamerë monitorimi e montuar në krahun robotik të sondës, shfaq flamurin e kuq të Kinës me pesë yje dhe modulin e bardhë të kthimit, duke pasur larg në sfond Tokën blu. Sipas CNSA-së, sonda “Tianwen-2” është aktualisht afërsisht 43 milionë kilometra larg Tokës dhe 45 milionë kilometra nga asteroidi “2016HO3”.Sonda ka përfunduar me sukses një sërë provash në orbitë, duke përfshirë vendosjen e pajisjeve të marrjes së mostrave dhe vetëkontrollet e pajisjeve elektronike. Të gjitha sistemet raportohet që funksionojnë normalisht, ndërsa instrumentet në bord kanë filluar...