Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Ja çka mendonte dhe thoshte Federiko Garsia Lorka për Pablo Nerudën
Federiko Garsia Lorka Neruda, sipas Federiko Garsia Lorka-s Kjo që po bëj tani, quhet prezantim, në protokollin konvencional të konferencave dhe leximeve; por unë nuk prezantoj, sepse një poet me cilësinë e kilianit Pablo Neruda nuk mund të prezantohet veçse me të gjithë thjeshtësinë dhe, mbuluar nga historia ime e vogël prej poeti, po shënoj, po bëj një tërheqje vëmendjeje të ëmbël por të thellë.Dhe po ju them të viheni e të dëgjoni një poet autentik, prej atyre që i kanë ndijimet e stërvitura në një botë që nuk është e jona dhe që pak njerëz e perceptojnë. Një poet më i afërt me vdekjen se me filozofinë; më i afërt me dhimbjen se me inteligjencën; më i afërt me gjakun se me bojën e...