Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Italia dhe Greqia thirrje Izraelit për vetëpërmbajtje: Mos i prekni aktivistët në flotilje
Italia dhe Greqia i kanë bërë thirrje të përbashkët Izraelit që të garantojë sigurinë e aktivistëve ndërkombëtarë në bordin e Flotiljes Global Sumud, e cila po udhëton drejt Gazës me ndihma humanitare. Në një deklaratë të përbashkët zyrtare, Roma dhe Athina kërkuan që autoritetet izraelite të sigurojnë “sigurinë e pjesëmarrësve dhe të lejojnë të gjitha masat e nevojshme të mbrojtjes konsullore”. Kjo flotilje përfshin aktivistë nga shumë vende, mes tyre edhe aktivistja e njohur për klimën Greta Thunberg. Në një video të shpërndarë nga bordin e njërës prej anijeve, shihet një anije luftarake izraelite që supozohet se po i afrohej flotiljes. Ndërkohë, Italia dhe Greqia i kanë bërë thirrje edhe vetë aktivistëve që të pranojnë një propozim kompromisi: t’ia dorëzojnë ndihmat Kishës Katolike, e cila...