Prokuroria belge kërkon 20 vite burg për bosin shqiptar të drogës, Ermir Ndreaj

Prokuroria belge kërkon 20 vite burg për bosin shqiptar të drogës, Ermir Ndreaj

Në Belgjikë është zhvilluar seanca gjyqësore kundër dy figurave kryesore të mafies ballkanike në Antverpë, Sani “Shade” Al Murdaa dhe Ermir “Cinco” Ndreaj, ku prokuroria ka kërkuar dënimet maksimale për ta. Sipas autoriteteve belge, organizata e tyre kriminale ka kontrabanduar tonelata kokainë nga Amerika Latine deri në Evropë, duke operuar me laboratorë për pastrimin e drogës dhe duke përdorur kompani të ndryshme për trafikim. Ermir Ndreaj, i arrestuar muajin korrik në Tiranë, kërkohet të dënohet me 20 vite burg, ndërsa për Al Murdaan janë kërkuar 15 vite. Sani Al Murdaa, i njohur si një nga trafikantët më të mëdhenj në Belgjikë dhe lideri i kësaj organizate, menaxhon rrjetin kriminal që shtrihet nga Kolumbia deri në Australi. Ai ka investuar miliona euro në laboratorë për pastrimin...