Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Dronët janë vetëm fillimi”, kryeministrja e Danimarkës: Siguria e Evropës është buzë greminës
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka paralajmëruar se situata e sigurisë në Evropë është në rrezik dhe situata do të bëhet akoma më serioze, duke theksuar se shfaqjet e fundit të dronëve në hapësirën ajrore daneze janë “vetëm fillimi”. Në dy intervista të rëndësishme, njëra për gazetën daneze Berlingske dhe tjetra për Financial Times, Frederiksen u bëri thirrje vendeve evropiane që të analizojnë më thellësisht situatën e re të sigurisë dhe të përcaktojnë mënyrat se si duhet të reagojnë përballë kërcënimeve në rritje. Ajo e krahasoi situatën aktuale me periudhën ndërmjet dy luftërave botërore, duke e quajtur këtë një moment të ngjashëm për Evropën, e cila po përballet me pasoja të drejtpërdrejta të luftës në Ukrainë dhe me një luftë hibride më të gjerë që po zhvillohet ndaj...