Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Spanjë, mbi 80 media padisin Meta-n dhe kërkojnë 550 milionë euro dëmshpërblim
Më shumë se 80 media spanjolle kanë ngritur padi kundër Metës, pronarit të Facebook-ut dhe Instagram-it, duke kërkuar rreth 550 milionë euro dëmshpërblim për modelin e reklamimit që u ka shkaktuar atyre. Gjyqi konsiderohet veçanërisht i rëndësishëm dhe seanca dëgjimore filloi në orën 10:00 (ora lokale) në një gjykatë tregtare në kryeqytetin spanjoll dhe do të zgjasë deri nesër, të enjten. Shoqata e Medias (AMI), shoqata kryesore e sektorit në Spanjë, ngriti një padi në dhjetor 2023 kundër Meta në Irlandë, ku gjigandi amerikan i teknologjisë ka selinë e tij evropiane. Ajo kërkon 551 milionë euro për konkurrencë të padrejtë në shitjen e reklamave dixhitale. “Ajo që është në rrezik këtu është mbijetesa e mediave të kërcënuara nga sjellja grabitqare e një platforme si Meta,...