Itali, dy të vdekur pas rrëzimit të një avioni të Forcave Ajrore

Itali, dy të vdekur pas rrëzimit të një avioni të Forcave Ajrore

Dy anëtarë të Forcave Ajrore Italiane vdiqën pasi avioni i tyre T-260B u rrëzua të mërkurën (1/10) gjatë ushtrimeve stërvitore mbi Parkun Kombëtar Circeo, në jug të Romës , pranë qytetit të Sabaudia. Ekipet e shpëtimit thuhet se gjetën rrënojat e avionit që digjeshin dhe trupat e anëtarëve të Forcave Ajrore brenda. Aeroplani u rrëzua pranë njërës prej hyrjeve të parkut, në një zonë të pyllëzuar ku nuk ndodhej askush në atë kohë. Shkaqet e rrëzimit të avionit nuk dihen ende. Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, postoi në “X” duke shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, Forcave Ajrore dhe të gjithë Ministrisë së Mbrojtjes. Esprimo profondo cordoglio per l'incidente occorso a un velivolo dell'Aeronautica Militare nei pressi del Parco Nazionale del Circeo. La mia vicinanza e...