Situata me dronët rus, kryeministrja daneze ngre alarmin: Europa në rrezikun më të lartë që nga Lufta e Dytë Botërore

Situata me dronët rus, kryeministrja daneze ngre alarmin: Europa në rrezikun më të lartë që nga Lufta e Dytë Botërore

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka dhënë një deklaratë të fortë lidhur me sigurinë në kontinentin evropian, duke e cilësuar situatën aktuale si më të vështirën dhe më të rrezikshmen që nga Lufta e Dytë Botërore, madje më të rëndë se gjatë Luftës së Ftohtë. “Mendoj se është serioze. Lufta në Ukrainë është shumë serioze. Kur e shoh Evropën sot, mendoj se jemi në situatën më të vështirë dhe të rrezikshme që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore – jo i Luftës së Ftohtë”, – u shpreh Frederiksen në një intervistë për mediat daneze. Deklarata e saj vjen në një kohë kur tensionet ndërkombëtare janë në rritje, veçanërisht pas shtimit të incidenteve me dronë të panjohur mbi infrastrukturën kritike në vendet e Evropës Veriore....