Dënime maksimale për mafian ballkanike që futi lavanderitë e kokainës në Belgjikë, Prokuroria kërkon 20 vite burg për bosin shqiptar të drogës

Dënime maksimale për mafian ballkanike që futi lavanderitë e kokainës në Belgjikë, Prokuroria kërkon 20 vite burg për bosin shqiptar të drogës

Në një seancë gjyqësore të zhvilluar në Antverpë, Belgjikë, dy prej figurave kryesore të mafies ballkanike – Sani “Shade” Al Murdaa dhe Ermir “Cinco” Ndreaj – po përballen me kërkesa për dënime të rënda nga prokuroria, pas akuza serioze kundër tyre. Autoritetet belge thonë se organizata kriminale e udhëhequr nga këta dy persona ka kontrabanduar tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, ka operuar me laboratorë për pastrimin e drogës dhe ka përdorur kompani “fasadë” për trafikim. Ermir “Cinco” Ndreaj, i arrestuar në korrik në Tiranë, po përballet me kërkesë për 20 vite burg. Për Sani Al Murdaa, prokuroria ka kërkuar 15 vite burg. Sani Al Murdaa, i njohur si një prej trafikantëve më të mëdhenj në Belgjikë dhe lider i rrjetit të kriminalitetit që...