Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
BSH: 44% e kredive për shtëpinë e parë në Euro, sipër kufirit të huasë ndaj vlerës
Në muajin maj të këtij viti, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi disa kufizime për standardet e kredidhënies së re për blerjen e banesave.Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo vendimmarrje synonte ruajtjen e stabilitetit financiar, përballë rritjes së shpejtë të çmimeve të banesave, nëpërmjet ruajtjes së aftësisë paguese të kredimarrësve dhe cilësisë së ekspozimeve të sektorit bankar ndaj tregut të pasurive të paluajtshme.Dy treguesit e përzgjedhur ishin ai i huasë ndaj vlerës, në disbursim dhe ai i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave, në disbursim.Raporti tavan i kredisë ndaj vlerës në monedhën Lekë është 85% për shtëpinë e parë dhe 80% për shtëpinë e dytë, ndërsa në valutë të huaj 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë.Ndërsa raporti i shërbimit të...