Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kush është Sahit Shpataj, pronari i “Lamborghini Urus” që hiqej si polic
Personi që shihni në foto është Sahit Shpataj, 34-vjeçari që ka ndarë jetën mes Shqipërisë dhe Amerikës Latine. Mbrëmjen e djeshme, Policia e Tiranës bëri të mundur lokalizimin e tij dhe sekuestrimin e mjetit superluksoz që drejtonte.Bëhet fjalë për një “Lamborghini Urus” portokalli me vlerë rreth 130 mijë e që dyshohet se është blerë me para të përfituara nga aktivitet kriminal. Në momentin e ndalimit, Shpataj po lëvizte në aksin Sauk–Teg, ku efektivët e identifikuan dhe e informuan për sekuestrimin e automjetit. Hetimet zbuluan se mjeti ishte regjistruar në emër të një kompanie private në Tiranë, me administrator Ervin Dullën për të fshehur të ardhurat e dyshuara të paligjshme. Për këtë arsye, policia ka nisur procedimin jo vetëm ndaj Shpatajt, por edhe ndaj biznesmenit që...